Dua Lipa dhe Rita Ora mbesat ‘armike’ të dy gjyshërve shokë/ Dukagjini publikon foton e rrallë

Mbesat janë armike por gjyshërit e tyre kanë qenë shokë. Bëhet fjalë për Rita Orën dhe Dua Lipën.

Babai i Duas, Dukagjin Lipa ka nxjerrë nga arkivat një foto të babai të tij, Seitin duke kaluar kohën së bashku në një lokal në Pejë në vitin 1960. “Babi im, Seit Lipa dhe Besim Sahatçiu. Gjyshërit e Dua Lipës dhe Rita Orës duke pirë së bashku në vitin 1960 në qytetin e Pejës. Gjyshërit miq,”- shkroi Dukagjini.

Foton e përbashkët të Seitit dhe Besimit e publikoi edhe ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

Dua-2

Ndërsa ngriti pyetjes mos vallë a e dinin ata që mbesat e tyre do bëheshin yje globalë.

“Në vitin 1960 në Kosovë Seit Lipa dhe Besim Sahatçiu. A e dinin ata se mbesat e tyre do rriteshin dhe do bëheshin yjet botërorë,”- shkroi Vlora Çitaku.