Dua Lipa bën publike lidhjen e re, Isaac Carew reagon ashpër
Dua Lipa dhe Anwar Hadid bënë publike lidhjen e tyre pak ditë më parë nëpërmjet një videoje në ‘Instagram’. Thashethemet po qarkullonin prej kohësh, kjo për shkak se dyshja ishte parë duke u puthur dhe duke u përqafuar disa herë në ambiente publike.
Pas këtyre pamjeve, si është ndjerë Isaac Carew, ish-i dashuri i Duas? Shefi i kuzhinës dhe këngëtarja shqiptare kanë qenë bashkë për shumë vite dhe duke qenë se lidhja e re e Duas erdhi shumë shpejt pas ndarjes, kjo gjë nuk i ka pëlqyer shumë atij. “Mendoj se fama dhe paratë janë një faktor i rëndësishëm, për aq kohë sa e dini”, ka shkruar Isaac në llogarinë e tij në ‘Twitter’.
Kaq ka mjaftuar dhe fansat kanë menduar se këto statuse i janë dedikuar këngëtares, duke qenë se në fund Isaac kishte shtuar një ‘emoji’ gjarpri. Kujtojmë se pasi u ndanë, Isaac ishte i pari që e hoqi Duan nga ‘Instagram-i’ i tij, ndërsa marrëdhënia me familjen Lipa vazhdon të mbetet njësoj./revistawho.com