Dua e ka marrë Shqipërinë mbarë. Pas Tiranës shijon jugun, por mëkat që nuk vë lokacionin e saktë

Dua po i shijon siç duhet pushimet në Shqipëri. Pas aktiviteteve në Tiranë, tani ndodhet në jug të vendit, për t’u relaksuar e marrë rreze dielli.

Këngëtarja publikoi disa foto në Instagram duke pozuar me rrobabanjo e këmishë e duket se po ia kalon për mrekulli në shoqërinë e të dashurit dhe familjes së saj.

Mirëpo ka harruar diçka shumë të rëndësishme: lokacionin.

Dua nuk ka vendosur vendndodhjen e saj në asnjë prej fotove të fundit, veprim i cili do të tërhiqte më shumë turistë për të parë vendin tonë. Me të drejtë, edhe shumë komentues ia kanë vënë në dukje këtë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)