Drogonte gratë dhe kërkonte orgji 5 herë në javë, skandali me themeluesin e “Playboy”, Hugh Hefner!
Hugh Hefner, themeluesi i ‘Playboy’, drogonte dhjetëra vajza të reja për orgji me orë të tëra, ndërsa hiqej si një person që mbështeste lirinë seksuale, sipas një dokumentari të ri tronditës.
‘Secrets of Playboy’, një serial dokumentar me 10 pjesë që do të shfaqet premierë në A&E më 24 janar, do zbulojë disa anë të errëta të Playboy. Aty thuhet se Playboy u shndërrua në një shesh lojërash të fëlliqura për përdorimin e drogës dhe abuzimin seksual.
Seriali gërmon në të vërtetat e fshehura pas Playboy me intervista ekskluzive me persona të brendshëm, duke përfshirë ish të dashurat e Hugh Hefner, Holly Madison dhe Sondra Theodore, si dhe PJ Masten. Theodore, tani 65 vjeçe, tregon sesi kishte bërë seks në grup për pesë ditë në javë.
Gjithashtu, ai mezi priste të përjavshmen ‘Pig Nights’, kur merrte disa prostituta për të bërë seks me miqtë e tij. Anëtarët VIP të klubeve të natës Playboy mund të bënin si të donin, duke përfshirë prezantuesin e njohur të Soul Train, Don Cornelius, i cili dyshohet se mbajti peng dy modele të Playboy dhe përdhunoi njërën prej tyre, sipas dokumentacionit.
Rikujtojmë se Hugh Hefner u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare në vitin 2017. Hefner lindi më 9 prill 1926 në Chicago dhe u shndërrua në një milioner pasi themeloi revistën e burrave më me influencë në vitin 1953. Në jetën e tij, themeluesi i “Playboy”-t, preferonte të rrethohej nga një harem femrash të reja, në vilën e tij të famshme “Playboy Mansion”.
Top Channel