Drogë me autobus nga Shqipëria, kapen në Itali 23 kg kokainë dhe 3.5 kg heroinë
Policia e Milanos ka arrestuar një shtetas italian 31-vjeçar dhe dy shtetas shqiptarë të moshës 42 dhe 39 vjeç të akuzuar per trafik droge.
Gjatë një shërbimi vëzhgimi specifik të organizuar, oficeret e policisë panë një makinë me 31-vjeçarin në bord duke dalë nga garazhi i ndërtesës Lainate, e cila pasi arriti në Varese, ndaloi në Piazzale Kennedy, në zonën e përdorur për parkimin e autobuseve te ardhur nga Shqiperia.
Oficerët panë dy burra, 39-vjeçarin dhe 42-vjeçarin shqiptar, të cilët nga një autobus i kaluan shtetasit italian dy zarfe të mëdhenj të bardhë, i cili i vendosi në ndarjen e rrotave rezervë të bagazhit të makinës së tij. dhe pastaj u largua.
Policët, duke dyshuar, e ndoqën burrin në Cerro Maggiore, ku ai ndaloi në semafor të kuq.
Në atë moment është ndaluar dhe iu nënshtrua kontrolleve. Brenda makinës së tij, në ndarjen e rrotave rezervë, kishte një fund të rremë ku oficerët gjetën 20 blloqe që përmbanin afërsisht 23 kg kokainë dhe 6 blloqe heroinë me peshë afërsisht 3.5 kg.
Sipas asaj që u rikonstruktua nga agjentët e Komisariatit të Venecias Garibaldi, lënda narkotike e sekuestruar ishte e destinuar për tregun milanez në zonat Loreto, Crescenzago, Lambrate dhe Forlanini, siç rezultoi nga hetimet për lëvizjet e shtetasit italian dhe nga indikacionet gjetur në celularin e tij.
31-vjeçari është dërguar në burgun Busto Arsizio (VA), ndërsa dy shtetasit shqiptarë në burgun e Vareses.
lapsi.al