Dritan Shakohoxha: Kam lindur i martuar, u bëra baba që 23 vjeç

Gazetari dhe komentatori sportive, Dritan Shakohoxha ishte i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ku rrëfeu më shumë detaje për jetën e tij private dhe martesën. “Unë mund të them se kam lindur i martuar, pasi u lidha shumë i ri me partneren time Mirandën, njeriu që e kam dashur më shumë se këdo tjetër në këtë jetë”. Më tej ai foli për statusin e babait duke treguar: “Kur erdhi në jetë Frenkli, fëmija im i parë isha vetëm 23 vjeç. Jetoja në Greqi në atë kohë, s’dija ende greqisht dhe infermerja ma shpjegoi me gjeste se sapo isha bërë baba i një djali. I pyetur nga fëmijët, se cili ka qenë momenti më i vështirë në jetën e tij, gazetari e ka lidhur sërish me të birin. “Momenti ndoshta më i vështirë i jetës ka qenë kur Frenkli, djali im i madh, pësoi një aksident dhe u vra në kokë. Na u krijua ideja se do të ndodhte ndonjë gjë shumë e keqe. Thonë shpesh se njeriu mund të qëndrojë pa gjumë, ne kemi qëndruar 5 ditë e net pa gjumë dhe pa ngrënë. Por Zoti është i madh. Gjithçka kaloi”, rrëfeu gazetari para fëmijëve kureshtarë. /Story.al/