Dritan Shakohoxha fiton betejën me kilet, dobësohet 22 kilogramë

Komentatori i njohur Dritan Shakohoxha ka kohë që frekuenton palestrën për të arritur peshën optimale. Por duket se ja ka dalë me sukses duke fituar betejën me kilet. Në një postim në Instagram ndryshimi duket direkt në fizikun e tij tashmë më elegant. Ai thotë se ka humbur 22 kilogramë. Ndërkohë që sa i takon masës së veshjeve i duhet të ndryshojë komplet gardërobë pasi nga XXL tani ka masën L.