Drita e telefonit dhe laptopit shkakton plakje të përshpejtuar
Tek shumë njerëz, gjëja e parë që bëjnë në mëngjes është që kapin telefonin dhe kalojnë pak kohë në të, ndërkaq më pas kalojnë edhe kohë para laptopit.
Sipas ekspertëve, pajisjet elektronike në përgjithësi kanë një dritë që duhet “drita blu”, e cila nxit një, siç e quajtën ata, epodemi të mungesës së gjumit, e cila rrjedhimisht bën që të na shfaqen rrudhat në fytyrë.
Studimet kanë treguar se ekspozimi i gjatë ndaj kësaj drite, ndikon lëkurën tonë, duke bërë kështu që lëkura të përjetojë plakje të parakohshme.
Ekspertja e lëkurës, Johanna Ward dha detaje në lidhje me këtë që quhet si plakje e përshpejtuar, shkruan The Sun.
“Drita blu me energji të lartë mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme në sy dhe lëkurë duke shkaktuar plakje të përshpejtuar, jo vetëm nga ekspozimi i drejtpërdrejtë, por nga aftësia e lëkurës sonë për të riparuar veten”, ka thënë ajo për The Sun.
Sipas saj, një gjë që është vërtetuar është se ekspozimi ndaj dritës blu mund të ndërhyjë në gjumin tuaj dhe përveç stresit në trupin tuaj, një periudhë e gjatë kohore pa gjumë çon në dëmtimin e lëkurës tuaj.