“Drita e shpirtit tim”, djali i Rikard Ljarjas rrëqeth me dedikimin: S’të them dot lamtumirë….(FOTO)
Djali i aktorit të ndjerë Rikard Ljarja, Leandri i ka dedikuar të atit disa vargje prekëse.
Në një status në profilin e tij në Facebook, Leo shkruan se të atit s’i thotë dot lamtumirë, por që do t’i thotë “Ciao Tado” si gjithmonë.
“Drita e shpirtit tim u largua fizikisht, por kurrë s’largohesh dot nga mua,do jesh gjithmone me mua o ba, o shpirt im, o shoku im i vetem. S’do doja te shkruaja kurre per kete dit e, jo kaq shpejt jo, m ‘fal. Nuk te them lamtumire, do te them si cdo dite “Ciao Tado” , do takohemi e do kemi perjetesine per bisedat tona. Prehu ne paqe o babe se drita e shpirtit tend eshte me mua,”– shkruan Ljarja krah disa fotove me familjen.
Aktori dhe regjisori i njohur Rikard Ljarja u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare.
Mësohet se ai vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë, ndërsa për të është planifikuar një ceremoni e vogël lamtumire për shkak të situatës nga koronavirusi.