“Dridhet” Milani, Donaruma pranon ofertën stratosferike të Juventusit. Kushti i vetëm është…
Mes Milanit, Donarumës dhe tifozëve kuqezinj duket si një rikthim në verën e vitit 2017. Pavarësisht nga fjalët e drejtuesve kuqezinj, pozitivë lidhur me situatën, negociata për rinovimin e portierit me vitlindje 1999 është në një fazë studimi që po shqetëson gjithmonë e më shumë. Raiola kërkon tepër, tifozët të inatosur dhe Juventusi në dritare sepse ka gati planin ta transferojë në Torino me parametër zero dhe ta bëjë trashëgimtarin e Bufonit. Vështirë se do të ketë risi të mëdha përpara fundit të kampionatit, sepse Xhixho do të donte të debutonte në mënyrë të vazhdueshme në Ligën e Kampioneve.
SITUATA – Një situatë që bën duelin direkt të Ligës së Kampioneve në “Allianz Stadium” të programuar për datën 9 maj akoma më të ndezur. Pa kualifikimin në Kupën më të rëndësishme, lamtumira e portierit kuqezi do të ishte thuajse e sigurt dhe pa paratë që siguron kompeticioni, do të ishte e pamendueshme për Juven, që po përjeton një situatë të vështirë, të bëjë një investim kaq të rëndësishëm. Klubi bardhezi gjatë këtyre javëve ka biseduar me Raiolën dhe do të ishte gati t’i ofronte Donarumës një kontratë që kalon 10 milionë eurot në sezon, por përpara fazës finale, përveç renditjes mes katër vendeve të para, Juventusi do të duhej të shiste edhe Sheznin, i cili ka të interesuar në Premier Ligë dhe paga e të cilit (6,5) nuk do të ishte e përmbajtshme së bashku me atë të Donarumës.
MILANI… – Në krahun tjetër Milani, që ka ofruar një kontratë dyvjeçare me 7 milionë euro në sezon plus 1 si bonuse në rast renditjeje në Champions, ka bllokuar edhe Majk Menjan e Lilës, por shpreson deri në momentin e fundit që të arrijë një marrëveshje me Donarumën. Takimi i radhës do të jetë më 9 maj, kush fiton me shumë mundësi shkon në Champions dhe merr mes shtyllave Donarumën.