Drejtonte një shtëpi publike që vizitohej nga VIP-at, shqiptari i shpëton dëbimit nga Britania! Gjykata: Kodra, i zgjuar dhe punëtor

Një shqiptar i burgosur për drejtimin e një shtëpie publike që dyshohet se frekuentohej nga ylli i regbit, Lawrence Dallaglio, i ka shpëtuar deportimit pasi gjykata e përshkroi atë si ‘të zgjuar dhe punëtor’.

Kristian Kodra, 25 vjeç, u dënua me dy vjet për drejtimin e institucionit kriminal që furnizonte kokainë dhe prostituta. Banda e Kodrës fitoi të paktën 400,000 £ në gjashtë muaj, përpara se policia t’i bastiste shtëpinë në një lagje gjeorgjiane në Holborn, në Londrën qendrore, më korrik 2019.

Dallaglio, 50 vjeç, baba i martuar i tre fëmijëve, u intervistua me kujdes pasi oficerët zbuluan se ai kishte paguar 10,550 £ për pronarët – duke përfshirë 3,000 £ për Kodrën.

Fituesi i Kupës së Botës në Rugby 2003 nuk u arrestua dhe nuk u vërtetua kurrë se për çfarë paguante, femra apo lëndë narkotike, ose nëse ishte vetëm gjatë vizitave të tij. Eksperti i BT Sport nuk u paraqit dhe nuk dha prova gjatë gjyqit 6-javor në Wood Green Crown Court, në veri të Londrës, në mars 2020. Megjithatë, emri i tij dhe shpenzimet e supozuara u zbuluan para jurisë nga prokurorët.

Në foto: Dallaglio, 50 vjeç, i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Fituesi i Kupës së Botës në Rugby 2003 nuk u arrestua dhe nuk u vërtetua kurrë se për çfarë paguante (femra apo kokainë) ose nëse ishte vetëm gjatë vizitave të tij në shtëpinë publike

Ata kërkuan të vërtetonin se fitimet e shtëpisë publike vinin nga prostituimi, duke treguar për transaksione të ndryshme, përfshirë edhe ato të Dallaglio. Emri i yllit të regbit doli pasi detektivët kaluan nëpër 180,000 transaksione. Pavarësisht dënimit të Kodrës për administrimin e një shtëpie publike, posedim të pronës kriminale dhe posedim të letërnjoftimeve false, atij i është thënë se mund të qëndrojë në Britani.

Duke mbështetur ankesën e tij kundër dëbimit për arsye të të drejtave të njeriut, gjykatësi Cordella Bart-Stewart tha: “Nuk ka asnjë provë që ai përbën një rrezik për publikun. Ai është një i ri i zgjuar dhe punëtor me potencial për të kontribuar shumë në shoqëri. Ai ka një shtëpi këtu dhe mbështetje.

“Ai do të mund të punonte. Unë konstatoj se interesi publik nuk kërkon që ankuesi të dëbohet nga Mbretëria e Bashkuar”- tha gjykata.

Gjykata gjithashtu vuri në dukje se Kodra vuante nga “hemofilia” dhe nuk do të kishte akses në të njëjtin nivel trajtimi në Shqipëri – çka do të ndikonte në jetëgjatësinë e tij.

Kodra kërkoi azil në Mbretërinë e Bashkuar kur ishte 15 vjeç dhe iu dha leja e kufizuar për të qëndruar përpara se të apelonte për ta zgjatur atë në 2017. Pas një refuzimi fillestar, atij iu dha leja për 18 muaj të tjerë në korrik 2019 – muaji kur u arrestua për drejtimin e një bordello.

Në marrjen e vendimit të saj verën e kaluar, gjyqtarja Bart-Stewart vuri në dukje argumentet e gjyqtarit Pears që i dha atij leje-qëndrimin. Ajo tha: “Gjyqtari Pears kishte vënë re lidhjet e ankuesit me Mbretërinë e Bashkuar. Ai e kishte parë atë si një djalë të ri mbresëlënës. Ai kishte lejuar ankesën për arsye të të drejtave të njeriut si rezultat.”

Vendimi i gjyqtares Bart-Stewart u apelua, por Gjykata e Lartë e la në fuqi vendimin e saj në mars. Ajo konstatoi se pretendimi i Kodrës ishte i suksesshëm në bazë të nenit 8 të Ligjit për të Drejtat e Njeriut – i cili thotë se secili ka të drejtën e respektimit të jetës private dhe familjare.

Banda e Kodrës mori gjithsej mbi 25 vite burg. Rasti i tij vjen pasi Home Office pranoi se kishte deportuar 1 në 200 nga 45,728 emigrantë që erdhën përgjatë Kanalit me varka të vogla vitin e kaluar, raporton Daily Mail.

Vetëm 215 nga ata që arritën në Britani nëpërmjet ngushticës së Doverit u hoqën, zbuloi një kërkesë për lirinë e informacionit. Avokatët gjithashtu kanë qenë të pasuskesshëm në përpjekjet për të fluturuar emigrantë të paligjshëm në Ruandë. Planet për të strehuar mijëra azilkërkues në qendrat e akomodimit në të gjithë Britaninë, duke përfshirë në maune dhe në ish baza ushtarake, u konfirmuan muajin e kaluar. Më shumë se 51,000 janë vendosur në hotele me një kosto ditore prej 6.2 milionë funte.

Në foto: Kristian Kodra, 25 vjeç, i dënuar dy vjet për drejtimin e institucionit kriminal që furnizonte kokainë dhe prostituta

Top Channel