Drejtonte në gjendje të dehur autobusin e Laprakës, arrestohet shoferi
Një shofer i linjës së Laprakës është arrestuar pasi u kap nga policia në gjendje të dehur. Gjatë kryerjes së testit me aparatin alkool-testues, 57-vjeçari G. T. rezultoi se drejtonte autobusin i pirë.
Gjatë një jave në kryeqytet janë arrestuar në flagrancë 16 shoferë. 12 prej tyre u vunë në pranga pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur. 2 të tjerë ndërkohë, drejtonin mjetin pa leje drejtimi. Gjithashtu janë pezulluar 79 leje drejtimi. 38 prej tyre u pezulluan për tejkalim të normave të shpejtësisë, 31 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit dhe 10 leje drejtimi për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
“Tiranë/Policia Rrugore, kontrolle të përditshme ndaj drejtuesve të automjeteve të transportit publik. Drejtonte në gjendje të dehur, autobusin e linjës së Laprakës, arrestohet në flagrancë 57-vjeçari. Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës vijojnë kontrollet me shërbime të shtuara në terren dhe me mjete inteligjente, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Kontrolle të përditshme, edhe ndaj drejtuesve të automjeteve të transportit publik, për shkak të rëndësisë që paraqet ky sektor. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi G. T., 57 vjeç, banues në Tiranë, sepse pas testimit me aparatin alkool-testues, rezultoi se drejtonte autobusin e linjës së Laprakës, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, gjatë 1 jave, nga monitorimi me mjetet inteligjente, në akse të ndryshme të kryeqytetit: -janë arrestuar në flagrancë 16 shtetas, 12 prej të cilëve pasi drejtonin mjetin përkatës, në gjendje të dehur; 2 të tjerë pasi drejtonin mjetin, pa leje drejtimi dhe 2 drejtues, për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor; -janë pezulluar 79 leje drejtimi, 38 prej të cilave për tejkalim të normave të shpejtësisë; 31 për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit dhe 10 leje drejtimi, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Monitorimi i akseve rrugore, me mjetet e logjistikës bashkëkohore, vijon. Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e mjeteve dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.”