Drejtonte kartelin e drogës që ekzekutoi burrin e saj, arrestohet modelja braziliane

Modelja Camila Marodin është arrestuar në Brazil, pasi dyshohet se është drejtuesja e një karteli droge që besohet se vrau bashkëshortin e saj gjatë festës së ditëlindjes së 4-vjetorit të djalit të tyre. Modelja u arrestua në qytetin bregdetar Matinhos në shtetin brazilian të Parana mëngjesin e 12 nëntorit

Burri i saj, Ricardo Marodin, për të cilin policia mendonte në fillim se ishte lideri i një karteli të trafikut të drogës droge, u qëllua për vdekje gjatë festës së ditëlindjes së djalit të tij më 7 nëntor. Pas vdekjes së tij, Camila u tha autoriteteve se burri i saj nuk ishte i përfshirë në asnjë aktivitet kriminal dhe pretendoi se vrasja ishte ndoshta një gabim shënjestre.

Por tashmë Camila është arrestuar si drejtuesja e kartelit dhe besohet të jetë pikërisht ajo që ka urdhëruar vrasjen e Ricardo si dhe të 2 ish-policëve. Policët u vranë në lagjen Cajuru në kryeqytetin e shtetit Parana vetëm 3 ditë pas vrasjes së Ricardo.

Motivet që e çuan modelen të urdhërojë vrasjen e bashkëshortit mbeten të paqarta. Arrestimi i Camila u bë në një operacion të policisë ushtarake ku u prangosën 14 anëtarë të tjerë të këtij karteli.

Policia Ushtarake shkoi në shtëpinë e Camila, por zbuloi se ajo ishte larguar. Ajo u kap më vonë teksa kthehej nga shtëpia e nënës së saj ku policia gjeti një pistoletë Glock që ata besojnë se ajo e fshehu atje për të shmangur dyshimet.

Oficerët sekuestruan 5 makina luksoze, dy Audi, një Honda, një Chevrolet Camaro, një Porsche si dhe një motoçikletë. Policia konfiskoi gjithashtu 39 armë dhe para cash në vlerë prej 16 400 £.

Burimi: Daily Mail

(a.b)/dosja.al