Drejt dasmës! Pas daljes nga “Big Brother” Liam ndan lajmin e bukur, publikon FOTO me partneren
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Liam Mandiaro, i cili u eliminua në puntatën e shkuar të formatit ‘BBV3’.
Përgjatë qëndrimit të tij në shtëpi Liami ka deklaruar se është në lidhje me një vajze turke.
Sakaq ditën e sotme, ekskluzivisht për ‘BBR’ ai ka zbuluar më shumë detaje rreth marrëdhënies së tij.
Emri i partneres është Selma dhe ish-banori është shprehur se gjërat me të janë shumë serioze dhe së shpejti do të shkojnë drejt altarit.
“Me thënë të drejtën e kam thënë. Tani edhe mosha bën të vetën. Njeriu piqet edhe mendoj që kjo lidhje është një lidhje serioze. Dhe po. Kam qejf të bëj një dasëm. Po është e vërtetë me të dashurën time.”– shprehet Liami.
Sakaq ai ka ndarë gjithashtu një fotografi me partneren e tij.
liberale.al