Drejt Arbanës dhe Eduartit, Xhemi Shehu zbulon surprizën më të veçantë për Diellin

Me postimin e fundit në llogarinë e saj në ‘Instagram’, moderatorja e njohur dhe njëherazi shoqja e ngushtë e Arbanës, Xhemi Shehu ka treguar surprizën e ëmbël për vogëlushin që ka ardhur në jetë.

“Me Luken drejt Diellit”, ka shkruar Xhemi krah fotos ku shfaqet me një arush të madh në makinë dhe ka etiketuar Arbanën dhe Eduartin.

Me siguri këto duhet të jenë momentet më të bukura për dyshen e njohur dhe gjithë njerëzit e dashur të tyre.

Kujtojmë se Dielli erdhi në jetë mëngjesin e sotëm dhe fill pas këtij momenti ndjekësit kanë shkruar një sërë urimesh për moderatoren e njohur.