Dramë për Ganago, nuk luan kundër Juventus: humb jetën e bija 5 vjeçare
Një dhimbje e madhe në familjen e Ganago, futbollistin e Nantes që është goditur nga një tragjedi e rëndë. Sulmuesi kamerunas është larguar nga grumbullimi i klubit francez dhe u kthye në shtëpi për shkak të një tragjedie familjare. Sipas l’Equipe vajza e tij pesëvjeçare humbi jetën papritur nga një sëmundje. Asnjë detaj më shumë nuk është dhënë për llojin e sëmundjes që i mori jetën vogëlushes.
Ganago është një nga pikat e forta të Nantes. Sulmuesi anësor ka shënuar 3 gola e 3 asist në 21 ndeshje në Ligue 1. Edhe në Europa League, kamerunasi ka arritur të shënojë një gol, në 5 ndeshjet e luajtura në këtë sezon.
Klubi francez i ka dhënë lejen menjëherë Ganago për t’u rikthyer në shtëpi dhe për tiu gjendur afër bashkëshortes së tij në këtë situatë dhimbjeje. Sulmuesi i lindur në vitin 1999, nuk do të luajë në Stadium, kundër Juventus, në ndeshjen e parë të play-off të Europa League. Shokët e skuadrës dhe trajneri Kombouaré kanë mbetur të tronditur, e mënyrë kjo, për shkak të traumës së shkaktuar nga ngjarja e papritur. Kështu, Nantes duhet të bëJë pa Ignatius Ganago të enjten në mbrëmje kundër Juventusit.