Drama mes Megan Fox dhe ish-bashkëshortit të saj bën xhiron e rrjetit, aktorja e akuzon publikisht
Megan Fox mori vëmendjen e të gjithëve gjatë ‘Halloween-it’ të këtij viti. Ish-bashkëshorti j saj, Brian Austin postoi një foto nga festimet me djalin e tyre, Journey.
Kaq ka mjaftuar që Megan të komentojë duke kritikuar publikisht babain e fëmijëve të saj, se po përdor fëmijët që ta ‘detyrojë’ të ribashkohen.
Aktorja e njohur ka shpërthyer publikisht, pasi fotot e shpeshta që Brian publikon me fëmijët, sipas saj po e bëjnë të duket sikur nuk është nënë e përkushtuar.
Burime pranë Fox, zbuluan për ‘E!’ se aktorja është lodhur nga mënyra si ish-bashkëshorti i saj po mundohet të marrë vëmendje dhe fëmijët janë gjithëmonë mjeti për ta bërë këtë.
Pas komentit që bëri xhiron e rrjetit, Austin e fshiu foton me të birin dhe e zëvendësoi me një të re ku shfaqet i vetëm./revistawho.com