Drake i kundërpërgjigjet pretendimeve të Kendrick Lamar se ka një “fëmijë sekret”
Kendrick Lamar dhe Drake kanë vijuar betejën e tyre me diss-e dhe në këngën e fundit, “Meet the Grahams”, Lamar pretendon se rivali i tij ka një “fëmijë sekret”, duke hedhur akuza se Drake ka edhe një vajzë, përpos djalit të tij Adonis.
Lamar, i njohur ndryshe si “K Dot”, e shkroi këngën në formë letre për të birin e Drake, duke thënë se reperi ka edhe një vajzë biologjike, për të cilën publiku nuk është në dijeni. “E dashur vogëlushe, më vjen keq që yt atë nuk është aktiv në botën tënde”, këndon Lamar.
Më tej, ai hedh pretendime se Drake ka bërë ndërhyrje për të qenë në formë, si dhe ka ndjekur kurën me Ozempic, mjaft e famshme aktualisht.
Është e paqartë se pse kanë nisur të tilla akuza ndaj Drake, por çështja e vajzës së tij të panjohur për publikun është përmendur edhe thuajse 6 vite më parë, kur reperi Pusha T e akuzoi Drake se ka një djalë. Më pas, doli që bëhej fjalë për Adonis Graham. Drake e pohoi vetë përmes këngës “Emotionless”, ku shprehej: “S’po fshihja fëmijën nga bota; po fshihja botën nga fëmija im”.
Sa i përket aludimeve të “K Dot”, Drake publikoi një foto në Instagram, ku shkroi: “Prisni! Dikush të gjejë vajzën time dhe ju lutem, ta dërgojë tek unë. Këta njerëz po shemben”.
Kendrick i ka bërë edhe një tjetër diss Drake, “Euphoria”, i cili momentalisht ka pushtuar TikTok-un.
Anabelmagazine