Drake e thotë hapur: “Me Rihanna-n doja të kijoja familje”
Drake ka befasuar të gjithë me deklaratën e fundit. Reperi i suksesshëm ka qenë i ftuar për një intervistë të hapur me LeBron James në programin e tij në HBO. Ndër të tjera, Drake ka folur për ëndrrën e tij për të krijuar familje dhe për të pasur një jetë ku do të dashurohej dhe do të krijonte familje, përcjell shkruan Express. Por, siç edhe dihet, gjithçka ka shkuar për dreq! “Sigurisht, teksa jeta merr formë të mëson ca gjëra. Përfundova këtu, në një situatë që nuk i ngjan një përralle, dhe nuk është një përrallë,” tha Drake në “The Shop”. “Kanë filluar fjalët: ’Oh, Drake nisi një familje me Rihanna-n’. Kjo është perfekte. Dukej shumë mirë në letër. Dhe meqë ra fjala, atë doja edhe unë në atë periudhë në kohë.” Tani Drake ka një djalë me një aktore të filmave për të rritur, ndërsa i pyetur nëse nëna e tij e ka pranuar mirë këtë, ai e ka pranuar se edhe ajo ka dashur për djalin që kjo t’i ndodhte me një vajzë të mirë që ai dilte. Me Rihanna-n, për shembull!