Drake akuzohet se hodhi salcë të nxehtë në prezervativ për ta “mbytur” spermën
Drake është akuzuar se ka vendosur salcë të nxehtë në prezervativ për ta vrarë spermën e tij pas një marrëdhënieje seksuale.
Një modele në Instagram thotë se ka pasur një “takim romantik” me reperin në hotelin e tij dhe se pasi kanë fjetur bashkë, Drake e kishte hedhur prezervativin në banjë. Duket se ajo donte të kishte një fëmijë me të, sepse deklaroi që e nxori atë nga koshi i plehrave dhe u përpoq të mbarste veten.
Pas kësaj, ajo vuajti nga një ndjesi djegieje në organin gjenital. Mediat rozë shkruajnë se Drake e pranoi që hodhi salcë të nxehtë në prezervativ për të parandaluar atë që gruaja në fjalë deshi të arrinte.