
Dorina Mema “matchy-matchy” me partnerin misterioz
Modelja e njohur e fitness-it dhe instruktorja e famshme, Dorina Mema ka bërë një postim interesant nga pushimet e saj romantike me njeriun e zemrës. Super në formë si gjithnjë Dorina ka postuar një foto në Instastory sipër së cilës shkruan:”Matchy matchy” pasuar me një zemër. Ky përshkrim flet shumë për statusin “në lidhje” të Dorinës, edhe pse ka preferuar ta lërë në mister identitetin e partnerit duke i mbuluar fytyrën.
