Dorina Gegiçi ekspozon strijat në plazh, ndjekësit shpërthejnë në komente

Është një nga modelet më të ndjekura në Instagram dhe shpeshherë vihet në qendër të vëmendjes për fotot që poston në rrjetet sociale. Së fundi modelja Dorina Gegiçi ka postuar një foto në plazh me rrobabanje të kuqe, ku duket se fokusin e ka vendosur te strijat që bien në sy tek pjesa e vitheve. Kaq mjaftoi dhe ndjekësit kanë shpërthyer në komente ndaj Dorinës, e cila e filloi karrierën disa vite më parë kur mori pjesë në “Albania’s Next Top Model”. Disa prej tyre shprehen të habitur duke bërë pyetjen retorike: “Modele me strija?!”, ndërsa të tjerë e thonë hapur që e vlerësojnë shumë faktin, që ajo nuk i ka fshehur, pasi i shkojnë dhe duket shumë bukur edhe me këto shenja të lëkurës, që krijohen pas ndryshimeve në peshë. /Story.al/