Dorian Ramaliu: Puthja në buzë me Devis Mukën e bëri zhurmën e vet, por ne vijojmë jetë të lumtur më heteroseksualë se…

 

Me 12 kilogramë më pak në sajë të një regjimi ndryshe ushqimor larg sportit, aktori Dorian Ramaliu ka arritur formën ideale tani si moderator i “Fiks Fare”. Pak ditë më parë ai pushtoi rrjetet sociale me foton hot, ku shfaqej me peshqir dushi në ballkonin e një hoteli gjatë pushimeve, që po kalonte në Sivota të Greqisë. Për peshën, puthjen në buzë në fillim të sezonit me kolegun Devis Muka, rinovimin e kontratës me “Top Channel” dhe batutat që hedhin e presin në një lojë pinkpongu, flet për revistën “Story”, Dorian Ramaliu.

Meqë ka filluar që tani të flitet për lëvizje moderatorësh nga një ekran në një tjetër, ju do të jeni në “Fiks Fare” këtë sezon të ri?
Po, sezonin e ardhshëm do të vijmë akoma më në formë. Nga e hëna në të premte do të keni se çfarë të shihni në “Top Channel”.
Kush është më i bukur tani që ke humbur 12 kilogramë nga pesha, ti apo kolegu yt Devis Muka?
Më i bukur? Mami im thotë që jam unë e unë këtë mendim ndaj (qesh).
Batutat që shkëmbeni në emision i keni organike apo të planifikuara?
Batutat ne zakonisht i kemi organike e na rrjedhin prej njëri-tjetrit.
Puthja juaj në buzë në fillim të sezonit bëri bujë, a keni frikë se ndoshta do t’ju identifikojë në karrierën tuaj televizive?
Puthja artistike në buzë ia arriti qëllimit. E bëri zhurmën e vet për të nisur me këmbë të mbarë e bujën që i nevojitet një emisioni si “Fiks-i”. Ne vijojmë jetën tonë të lumtur më heteroseksualë se kurrë.
Ndërkohë ju shohim shumë afër velinave jashtë studios. Ndjeheni të tunduar dhe ndodh që mund t’i ngacmoni?
Shumë vetë na e bëjnë këtë pyetjen me velinat, por në fakt marrëdhënia jonë është aq miqësore e profesionale sa s’besoj se ka vend për ngacmim.