Dorian Ramaliu i bën propozimin romantik partneres në ditën e parë të vitit!
Ky vit duket se ka nisur mbarë për mjaft të dashuruar, ku ndër ta është edhe moderatori i Fiks Fare, Dorian Ramaliu.
Në një status në Facebook, Ramaliu ka postuar një foto të unazave me partneren e tij, Iva Vaqari.
“01.01.2021, Urime për ne!”, – shkruan Doriani përbri fotos.
Iva është pjesë e produksionit të Fiks Fare prej vitesh dhe së bashku me Dorianin po jetojnë një histori dashurie, që tashmë do të kurorëzohet në një martesë.
Shpresojmë që këto lajme të mira që po nisim 2021-in, të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit.