Me dorën tek barku, dhe e rrethuar nga dhuratat e shtrenjta/ 25 vjetori i Xhensila Myrtezaj ishte përrallë

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka festuar 25 vjetorin gjatë një feste luksoze të organizuar në Tiranë. Artistja ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa albume fotosh ku shfaqet e veshur me një fustan tyl mes ngjyrës baby pink dhe nude, që simbolizon dhe gjininë e bebit që pret të sjellë në jetë, pikërisht një vajzë. E lumtur me dorën tek barku i rrumbullakosur, e rrethuar nga dhuratat e shtrenjta ishte atmosfera e kësaj feste përrallore. E çfarë do të dëshironte më shumë se kaq nga jeta një vajzë me kaq fat?! /Story.al/