Donzhuani i Hollywood-it, Richard Gere rehatohet me femrat në prag të 70-vjetorit: “Gruaja që po më bën të lumtur”

Ylli i filmit “Pretty Woman” ka zbuluar se i ka dërguar lule bashkëshortes së tij deri në momentin që ajo pranoi të dilte me të. Madje Richard Gere ka shkruar edhe këngë për të. Aktori i famshëm i njohir si Donzhuani i “Hollywood”-it është shprehur se “është burri më i lumtur në univers”, pas martesës së tretë me bashkëshorten Alejandra Silva. “E si mund të mos jem… Jam martuar me një grua të bukur, të zgjuar, të ndjeshme, të përkushtuar për të ndihmuar njerëzit, e qeshur, e durueshme, e cila di të falë, që është një kuzhiniere e mrekullueshme dhe që bën sallatat më të mira në botë”, tha 68-vjeçari në një intervistë për “Hello!”. Ai shtoi se Alejandra është një nëna e mirë dhe ka prekje engjëlli: “Nuk mund të gjeja më mirë se kaq.”, ka theksuar ai sipas Panorama Plus. Dasma e çiftit është bërë në një ceremoni sekrete në prill të 2018-ës. Ndërkohë çifti u takua fillimisht kur Gere, tashmë në prag të moshës 70 vjeç qëndroi në një hotel në pronësi të familjes së 35-vjeçares në Positano në Itali në vitin 2014. Gjithashtu kujtojmë se Gere është martuar për herë të parë me modelen Cindy Crawford nga viti 1991 deri më 1995 dhe më pas u martua me aktoren Carey Loëell nga viti 2002-2016, me të cilën ka edhe një djalë 18-vjeçar, Homerin. Ndërsa Silva ka një djalë 5 vjeç nga një martesë e mëparshme.