Donte të vriste biznesmenin, Vinzi: Më kërkuan ID dhe pse më njihnin, u mërzita
Reperi Ervin Selita, i njohur ndryshe dhe si Vinzi ka deklaruar para efektivëve të policisë se është mërzitur kur në hotelin që frekuentonte gjithmonë i kanë kërkuar kartën e identitetit. Në dëshminë e dhënë pas arrestimit për tentativë vrasjeje, Selita është shprehur se ka qenë në gjendje të dehur kur ka ndodhur ngjarja e se nuk e ka kuptuar as vetë se çfarë po bënte.
“Jetoj afër hotelit dhe i njoh mire se jam klient i rregullt. Fakti që me kërkuan kartë identiteti më mërziti se ata me njihnin. Isha i dehur kur ndodhi ngjarja,”– mësohet të jetë shprehur reperi Vinz.