“Donte të më vriste”, shoku i skuadrës te Argjentina dhe PSG-ja tregon një anë tjetër të Mesit: U frikësova aq shumë sa…

Lionel Mesi njihet për qetësinë e tij në fushë dhe reagimet shumë pak agresive ndaj kundërshtarëve të tij edhe në raste kur argjentinasi ka pësuar ndërhyrje të ashpra nga ana e lojtarëve të tjerë në fushë. Por duket se ylli argjentinas nuk është gjithmonë i tillë, me shokun e tij të skuadrës te PSG-ja dhe Argjentina, Leandro Paredes i cili në një prononcim për “Caja Negra” ka treguar një anë tjetër të 7-herë fituesit të “Topit të Artë”.

Paredes ka treguar një episode ku në një përballje në Champions mes PSG-së dhe Barcelonës në kohërat kur Mesi ishte ende pjesë e katalanasve se ai ishte nxehur aq shumë me të sa Paredes kishte menduar se do ta vriste.

“Është hera e vetme që e kam parë aq të inatosur, ai më dëgjoi duke komentuar diçka me një shok të skuadrës në fushë dhe u çmend.

Ai u inatos vërtetë shumë, Më sakatoi me ofendime. Ai donte të më vriste ndërsa unë doja të shkoja në shtëpi.

Më pas u takuam në grumbullimin me Argjentinën dhe ai u soll sikur asgjë nuk kishte ndodhur.

Tani kur e kujtojmë si ngjarje qeshim, por atëherë situata u tensionua shumë.”, u shpreh Paredes.

PANORAMASPORT.AL