Donjeta e ‘Big Brother’ përleshet me konkurenten në formatin e ri

Emri i Donjeta Pajazitajt nuk është i panjohur.

Me pjesëmarrjen e saj në ‘Big Brother’ ajo bëri shumë zhurmë mes tjerash edhe për akuzat që lëshoi pasi braktisi garën.

“Vendosa të dilja jo prej presionit, por thjesht se unë dhe partneri im nuk u përshtatëm. Ishim mirë para kamerave, por në fakt nuk ishim dhe aq mirë sa dukeshim. Aty duhej të putheshim dhe unë nuk kam pranuar. Unë hyra me vëllain tim. U bë një lloj dallavereje dhe… Më detyruan të puthesha me Damianon për të vazhduar garën” – shprehej Donjeta në një intervistë për Klan Kosova pas daljes.

E vajza nga Prishtina po merr pjesë në një tjetër format që ka nisur tash edisa javë në Shqipëri.

‘Aventurierët’ grumbullon të rinjë që gjatë verës punojnë në një beach bar me të gjitha historitë që sjell një verë bashkë, nga dashuritë tek përplasjet.

Një të tillë ka pasur protagoniste vetë Donjetën apo Dodon.

Ajo është rrahur me një prej banoreve të shtëpisë në episodin e fundit, në një ngjarje që ndodh relativisht rrallë përpara kamerave.

Sherri mund të bëhej edhe më serioz nëse nuk do të ndërhynin stafi dhe konkurentët e tjerë.

Prive.al