Donin djalë? Eliona Pitarka shtatëzanë: Edhe të tretën vajzë! Rikthehet tek komedia?

Eliona Pitarka bëri daljen e saj publike për herë të parë me shtatëzaninë e dytë në programin ‘Më prit në fundjavë’ me Ermal Peçi. Aktorja ndau emocionet e ëmbla të lajmit fantastik se prisnin një vajzë duke treguar se ishte ky momenti që Galës donin ti dhuronin një motër.

‘Shumë njerëz komentonin në Instagram për një djalë. Ne jemi shumë të lumtur që do kemi sërish një vajzë. Madje Desi, bashkëshorti edhe fëmijën e tretë e do një vajzë. Ne duam të bekohemi me tre fëmijë’ – tregoi aktorja.

Në studio u shfaqën edhe disa foto profesionale të bëra sëfundmi ku Eliona pohoi se ndihet shumë joshëse.

“Nuk e di por ndihem shumë seksi shtatëzanë. I them edhe vajzave të tjera ta duan trupin e tyre në këtë periudhë, mos të kenë turp për asgjë”.

Këto muaj dedikuar familjes Eliona I ka munguar publikut të saj, a do të këtë një rikthim tek komedia?

“Unë nuk jam shkëputur përfundimisht. Më mungon humori, më mungojnë rolet. Dua, dëshiroj që në Shtator ti rikthehem punës” – përfundoi Eliona në ‘Më prit në fundjavë’.

/rtsh.al/