“Donaldi super djalë”- Rudina Dembacaj “përfshihet” në debatin që ka ndezur historia e aktorit me Beatrixën dhe Borën

Rudina Dembacaj është përfshirë në debatin e ndezur së fundmi në opinionin publik, që ka ndarë në dy kampe mbështetësit e lidhjes Donaldi-Beatriks dhe ata që janë zhgënjyer nga sjellja e aktorit, për shkak të raportit që ai u përfol që në nisje të Big Brother me Bora Zemanin, me të cilën ka muaj i ndarë.

Ajo ka dhënë mendimin e saj në një përgjigje për ndjekësit në Instastory.

“Në fakt qesha shumë kur ca njërëz bënin “moral” kundër Donaldit ndërkohë që unë i njoh nga afër e s’kan lënë gjëëëë… Qesha me lot.

Bora yll.

Trixa yll.

Donaldi gjithashtu super djalë, e njoh që 19 vjeç. Ku di unë tani”, ka komentuar aktorja.

Panorama.al