Donaldi: Nëse Beatrix është jashtë Shqipërisë, nuk i flas më me gojë!
Marrëdhënia e Donaldit dhe Beatriksës u bë sërish qendra e vëmendjes në mbrëmjen e së premtes, teksa mes ish-banorëve të BBV që u rifutën për të darkuar me finalistët, mungonte Beatriksa. Ajo refuzoi ftesën pas hatërmbetjes mes komenteve të Ermal Mamaqit dhe Salsano Rrapit.
Donaldi u mërzit dhe nuk e shijoi darkën, ndërsa mungesa e Beatriksës është komentuar edhe gjatë këtyre ditëve.
Aludimi se Beatriksa është larguar jashtë Shqipërisë kanë vazhduar si brenda edhe jashtë shtëpisë së BBV. Einxhel ia rikujtuar edhe njëherë faktin se Beatriksa mund të jetë larguar jashtë vendit.
Einxhel: Mund të mos jetë fare në Shqipëri Triksa.
Donaldi: Më fiksove ti me këtë, të mos jetë në Shqipëri.
Beniada: Edhe për mua nuk është në Shqipëri.
Donaldi: Thua? Unë nuk i flas me gojë nëse ajo nuk është në Shqipëri./M.M-dritare.net