Donaldi mendon se Romeo i ka dhënë fund marrëdhënies së tij/ Ja cila është arsyeja
Në shtëpinë e “Big Brother VIP”, banorëve iu është dhënë një lojë interesante ku kanë mundësinë që pas katër muajve izolim, të informohen për botën e jashtme nëpërmjet 40 fakteve, ku 26 janë të vërteta dhe 14 jo të vërteta.Banorët kanë si detyrë të identifikojnë se cilat fakte janë reale dhe cilat jo. Njëri prej fakteve ishte “ndarja e Aleksia Peleshit nga Romeo Veshaj”.
Aktori i humorit, mendon që lidhja e vëllait të tij me modelen ka përfunduar për faktin se kohëve të fundit ata kanë pasur probleme në marrëdhënien e tyre.
Gjithashtu ai rikujtoi natën që Romeo hyri në ‘BBV’ për të surprizuar Donaldin, ku deklaroi dhe pëlqimin që kishte ai për Beniada Nishanin.
Arjola: Aleksia Peleshi dhe Romeo Veshaj i japin fund lidhjes
Donaldi: Ata kanë pasur probleme kështu që mendoj se po mendoj se po. Mendoj kështu sepse nuk do të vinte t’i thoshte Beniadës.