‘Donaldi më hoqi qafe për ty’, Beatrix bëhet xheloze dhe i kthehet Sarës
Donaldi dhe Beatrix po kalojnë një krizë në marrëdhënien e tyre dhe shkak është bërë Sara, për të cilën këngëtarja është bërë xheloze.
Pak ditë më parë teksa po mësonin ca lëvizje kërcimi, Sara i tha Beatrixit “Trix mos ec shumë para”. Këngëtarja shpërtheu e revoltuar dhe iu kthye me të bërtitura: “Moj ti Sara, a do shohësh çdo lëvizje timen? E kam bezdi, je duke ma thënë 10 herë. I di shumë mirë lëvizjet. Uaaa!”.
Toni i Beatrixit nuk u prit mirë nga Donaldi, i cili i tha të mos i kthehej ashtu Sarës. Ditën e sotme, këngëtarja i ka thënë blogeres se Donaldi e ka hedhur përtokë për të mbrojtur atë.
Ajo është ankuar se Donaldi nuk po i jep më vëmendje si në fillim.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Beatrix: Dua vëmendje, shumë vëmendje, më shumë. Domethënë vëmendjen që ma ka dhënë në fillim, e dua tani
Sara: O shpirt unë mendoj se ai ta jep gjatë gjithë kohës
Beatrix: E ke gabim. Desh më hoqi qafe për ty, e more vesh
Sara: Ca bëri?
Beatrix: Tha atë gocën nuk ka shanse…më hodhi përtokë për ty, ta dish
Sara: Vërtetë? Kur?
Beatrix: Po, realisht. Më hodhi përtokë mua për ty
Sara: Jo nuk e ka bërë
Beatrix drejtuar Donaldit: Tregoji
Donaldi: Kjo thotë më hodhi përtokë vetëm se unë i thash mos fol ashtu me Sarë
Beatrix: E ke thënë më ndryshe
Donaldi: I kam thënë diçka të tipit mos iu kthe Sarës
Beatrix: Më hodhi përtokë për ty
Sara: Jo nuk të ka hedh. Ai është aq i dashur sa nuk do që ti e dashura e tij dhe unë, që kemi një miqësi shumë të mirë me Donaldin, të zihemi me njëra-tjetrën
Beatrix: Po, po ai në asnjë moment nuk më ka kap me më pyt se ça, si, qysh, tek. Thjesht më hodhi.
Donaldi: Po ça e hap prapë si muhabet?
Beatrix: Kam qejf, kam mendjen për sherr