“Donaldi kafshoi dorën dhe nuk foli”! Për çfarë e ka fjalën Igli?
Igli Zarka ka qenë i ftuari i radhës në ‘Ftesë në pesë’ me Bieta Sulon.
Në një rrëfim për jetën, familjen dhe sigurisht pjesëmarrjen në BBV, ai komentoi historinë e dashurisë së Donaldit. Teksa tregonte si e ka parë gjithë debatin, ai u shpreh:
“Donaldi u tregua burrë, kafshoi dorën dhe s’ foli! Ai veprim ishte gjithçka. Megjithëse i kishte gjithë armët drejtuar nga vetja, prap vendosi të mos fliste. Për këtë e vlerësoj shumë. Por edhe në shtëpi më ka dhënë një energji shumë të mirë. Donaldi është i vetmi që do e mbaja mik”.
Igli nuk qëndroi gjatë në shtëpi, por gjithsesi ka qenë një banor që hapi diskutime dhe ra shumë në sy./revistawho.com