
Donaldi ka një tjetër plan të afërt që nuk lidhet as me Top-in e as me emisionin
Elgit Doda ka publikuar sot një postim nga studioja muzikore e tij duke paralajmëruar një projekt të ri ku tag ka bërë vëllezërit Veshaj. Kështu nënkuptoi se do ketë një duet me ta.
Akoma nuk dihen detaje e tij, por fansat kanë treguar se mezi po e presin. Kujtojmë se Donaldi sapo doli nga BBV ka qenë shumë i angazhuar me koncerte bashkë me Romeon dhe Elgit Dodën.
Dy binjakët kanë në plan edhe një emision së bashku që u prezantua prej momentit që Donaldi ishte në shtëpinë më të famshme.