Donaldi “hëngri” dënimin prej tij, Mozzik: sa vk në Big Brother, bëjnë pordha koti
Në “Big Brother VIP Albania” banorët u surprizuan nga reperi i njohur Mozzik, i cili dha performancën e tij në fund të mbrëmjes. Ndërkohë, gjatë qëndrimit të tij brenda shtëpisë, Mozzik shprehu hapur suportin për Donaldin, duke i uruar fitoren.
Ky i fundit e shoqëroi reperin brenda ambienteve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe kjo gjë solli shumë polemika dhe kritika nga jashtë, ku u tha se Mozzik i dërgoi informacione.
Duket se reperi nuk është shqetësuar shumë nga këto debatet e krijuara, duke shprehur edhe një herë mbështetjen për aktorin e humorit.
“Sa vk në Big Brother o njerëz të dashur…qëllimi im ishte shumë i kjartë dhe i pastërt unë ika për të përkrahur shokun tim Donaldin.
Dhe e thash kjartë që të gjithë jeni të mirë, por Donaldi është Mjalta e Shtëpisë!! Dhe kta tani bëjnë pordha koti jo dënime jo qdënime fute brenda fute aty theve rregulla..Shkurt/Shqip/Kjartë! Donaldi duhet të jetë fitues! Se është më i dashuri i publikut, i publikut! Naten vellau i madh, gjume te ëmbël”,- shkroi Mozzik
Garës po i vjen fundi, banori i parë finalist u zgjodh. Tani “ethet” e lojës bëhen më të mëdha si për banorët ashtu edhe për publikun dhe të preferuarit e tyre. “Ju kujtoj se të jesh finalist nuk do të thotë se jeni fitues”, u tha Arbana banorëve. Ndërkohë Donaldi, është në nominim me Enxhel, Arjolën, Beniadën.