Donaldi e surprizon, Romeo nuk mban dot lotët në “BBV3”!
Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Mbrëmjen e djeshme banorët kanë lexuar mesazhet e ardhura në “Big Love” jo vetëm nga fansat por edhe familjarët e tyre. Ndër mesazhet e shumta që ka marrë, ai që ka përlotur Romeon ka qenë pikërisht mesazhi i dërguar nga vëllai i tij, Donaldi, i cili ka shkruar se ndihet krenar për lojën e tij në BBV.
Gjysma ime, e kam shumë të vështirë të të shkruaj. E kam patur shumë të vështirë mos të të kem afër. Do thuash që edhe ti e ke provuar të jesh kështu si unë sot por tani e kuptoj se çfarë ke përjetuar ti por sado e vështirë për mua, prap ja vlen. Ja vlen të të shoh se si po e përballon të gjithë këtë eksperiencë, ja vlen të të njoh edhe përball, jo vetëm në krahë të njëri-tjetrit sepse këto më kanë bërë të jem krenar që të jem vëllai yt. Vazhdo kështu, të dua shumë.
Mëngjesin e sotëm Liami ka shtypur butonin e kuq, dhe për pasojë banorët kanë arritur të fitojnë 10% të buxhetit. Ata e kanë pritur këtë vendim me brohorima, teksa disa prej tyre kanë kërkuar edhe që buxhetin ta kenë personal dhe mos të blihen më cigare.
Top Albania Radio