Donaldi e Beatrix i japin fund? Situatë e pakuptimtë mes çiftit

Donald Veshaj doli i dyti nga shtëpia e Big Brother duke humbur finalen e madhe përballë Ilirit. Vlonjati kishte besimin se do ta fitonte, pavarësisht se në deklaratën e tij pas daljes tha:

“Të them të drejtën, kisha një parandjenjë që nuk do të isha unë fituesi i Big Brother Vip. E shijova dhe ishte një eksperiencë fantastike për mua”, – tha ai në dalje.

Donaldi mori një surprizë shumë të bukur nga Trixa në finalen e madhe. Ajo këndoi për të dashurin e zemrës, ndërsa Donaldi i tha: “Pse nuk erdhe në darkë? Do të flasim jashtë”.

Një fjali që la vend për dyshime për ecurinë e marrëdhënies së tyre. Don Don doli nga Big Brother dhe u largua së bashku me Romeon e Trixen dhe nga festa.

Dyshja në fakt nuk dihet nëse janë bashkë apo jo. Donaldi e ka shijuar lirinë me Romeon e miqtë e tjerë. Ai është parë në krah të Mozzik.

Mbrëmjen e djeshme ishte i ftuar në një nga clubet e Tiranës me Elgit Dodën, Romeon e Fiffin. Aty ishin dhe Einxhel, Pm and Dj Dagz, por Trixa nuk ishte askund. Të dy nuk kanë publikuar asnjë foto që prej momentit që kanë dalë jashtë shtëpisë. A është fundi ky? Shpresojmë që jo, mbetet për t’u parë…