Donald Veshaj vazhdon rrëfimin për Borën: Unë e dua shumë djalin e saj!

E pra Donaldi serish ka vazhduar te hape thesin persa i perket marredhenies se tij me Boren.

Diten e sotme ai ka folur dhe per raportin special qe kishte me djalin e saj Arborin.

“Nuk e di a jam gati ta lë të më ikë si person. Për mua është historia më e bukur që më ka ndodhur në jetë dhe jam shumë me fat që e kam përjetuar. Sido që të jetë. Unë e vlerësoj atë gocë, sepse është një gocë fantastike, është një grua e fortë, sepse ka një fëmijë dhe është një njeri që përpiqet shumë për gjërat e veta.

Jam shumë i lidhur me çunin e vet dhe e them me plot gojë që e dua shumë. Është gjashtë vjeç. E dua shumë. Ai kishte festën e ‘Abetares’ dhe unë doja që të isha aty, por ishim ndarë dhe nuk shkoja dot”– tregoi Donaldi.