Donald Veshaj na huton sërish, por s’po e kuptojmë me kë prej ish të dashurave e ka fjalën? (foto)
Donald Veshaj është personazhi më i përfolur në media për “tradhëtinë” ndaj Bora Zemanit pas puthjes së famshme që shkëmbeu me moderatoren gjatë qëndrimit të tij në “BBVIP” ku nisi romancën e parpitur me Beatrix Ramosajn.
Sipas aktorit të humorit mes tij dhe Borës nuk kishte asnjë gjë duke i vendosur vetes statusin “single” dhe i dha një dritë jeshile këngëtares duke nisur kështu një romancë e cila u përfol shumë në publik, ku një pjesë e madhe i dolën kundër.
Mirëpo pas mbarimit të spektaklit të “BBVIP” lidhja midis Donaldit dhe Beatrix nuk zgjati më shumë së 48 orë. Ishte këngëtarja ajo që thumboi nëpërmjet një “InstaStory” aktorin,
ku kishte shkruajtur “histori e pavërtetë” duke e quajtur kështu marrëdhënien dhe ndenjat ndaj tij të rreme. Direkt pas tyre ajo gjithashtu e hoqi nga lista e ndjekësve dhe fshiu të gjitha fotot apo videot që kishte me të.
Disa ditë më vonë të njëjtën gjë bëri dhe Donaldi por nuk u pa asnëj deklaratë nga ana e tij. Gjithashtu videon që ka me Borën ai e ka të ruajtur ende në profilin e tij, e cila sot numëron rreth 2 milionë klikime.
Ditën e sotme ai ka postuar në Instagram një foto të dorës nga afër ku mbi të shkruan “Ama sot ti nuk je…”
Kjo nuk është hera e par që aktori bën lëmsh rrjetin me disa postime të tij të cilët i bën fansat konfuzë dhe të aludojnë se me kë prej ish të dashurave e ka ai.