Donald Veshaj i propozon për martesë Bora Zemanit
Ajo tha “Po!” Donald Veshaj i propozoi për martesë Bora Zemanit në premierën e filmit ku të dy janë protagonistë, “5 herë jo”.
Siç shihet nga videot e shpërndara në internet, Donaldi u ul në gjunjë, ndërsa Bora e emocionuar tha “Po!”. Më vonë, pranë tyre erdhi edhe djali i Borës.
Pak ditë më parë, një intervistë me Edi Manushin në “E diell”, Donaldi u pyet se çfarë mendon për martesën si institucion. “Unë kam respekt për ju njerëzit e martuar sepse kam respekt për familjen,” tha ai. “Dasma, martesa është një moment ku ti nis një tjetër etapë në jetë, që është familja. Kjo nuk do të thotë që ti nuk ke familje nëse nuk je martuar, por që dasma është një moment që pse jo, unë e kam me qejf që ta përjetoj.”
View this post on Instagram
“Dasma është një moment që ti duhet të gëzosh për një dashuri dhe ajo gjëja duhet të vijë sa më e natyrshme dhe sa më e sinqertë,” shtoi ai.
Anabelmagazine