Dona e “Big Brother” harron Musën, në foto me djalin që i ka rrëmbyer zemrën

Modelja Dona Pietri, e cila në lojën e “Big Brother” krijoi lidhje me Musën nga Vlora, duket se e ka harruar përfundimisht historinë me të. Mikesha që njohu në shtëpinë e vëzhguar nga kamerat Fjorentina Halili, ka zbuluar lidhjen e re të Donës me anë të një fotoje. “Çifti dhe Fjori”, shkruan ajo poshtë fotos në Instagram, ku Dona shfaqet e ulur pranë me djalin, që quhet Olti.