Dona e “Big Brother” gjen të dashur me mblesëri, Fjorentina i kërkon shpërblimin

Pas ndarjes nga Musa, Dona Pietri e “Big Brother 9” ka prezantuar më në fund të dashurin e ri, djalin me emrin Olti. Modelja ka ndarë me miqtë foton çift në Instagram, dhe kanë marrë shumë komplimente bashkë urimin për të qenë gjithmonë bashkë. Bie në sy komenti i ish-rivales së saj në lojë, Fjorentina Halilit, e cila duket se ka qenë ajo që i ka prezantuar me njëri-tjetrin. “Opo dua dhuratë unë o Dona Pietri dhe Olti Volti!”, shkruan ajo. Kujtojmë që ishte pikërisht Fiori ajo që dha lajmin se Dona tashmë shoqërohet me djalin në foto, i cili njihet si një adhurues i personazheve të “Big Brother” ndër vite.