Don Xhoni dhe partnerja e tij prindër për herë të parë? Modelja ruse i habit të gjithë me postimin e saj

Don Xhoni konfirmoi disa ditë më parë rikthimin me modelen ruse Ariana Lirey, pas ndarjes së bujshme.

Artisti e bëri të ditur lajmin nëpërmjet projektit të tij më të ri muzikor, ku protagonistja kryesore ishte bukuroshja ruse.

E së fundmi bukuroshja i ka habitur të gjithë më postimin e saj të fundit, ku i ka bërë të gjithë të dyshojnë se ajo është në një pritje të ëmbël me reperin.

Në foton e saj të fundit, Ariana shdaqet e veshur me një fustan blu dhe krahas postit ka vendosur emojin e një gruaje shtatzënë dhe fansat mendojnë se çifti mund të jenë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Kujtojmë se zërat për një ribashkim të mundshëm kanë nisur disa ditë më parë kur ish e dashura e reperit publikoi foto nga Mali i Zi në të njëjtën kohe me artistin. Madje në rrjet qarkulloi dhe një foto e çifit ku tregonte reperin dhe modelen ruse duke u puthur teksa qëndronin në një makinë ‘cabriolet’.

Panorama.al