Don Phenom i dedikoi këngë Escobar-it, djali i Pablos bën reagimin e papritur ndaj reperit shqiptar

Reperi i njohur shqiptar, Don Phenom, ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Don Pablo”, që ia ka dedikuar mbretit kolumbian të drogës, Pablo Escobar.
Por mesa duket kënga e reperit shqiptar ka tërhequr vëmendjen e djalit të Escobarit, Juan. Ky i fundit ka reaguar ndaj kësaj kënge.
Juani i ka komentuar disa emoji në postimin e reperit shqiptar për këtë këngë, ndërsa Don Phenom i shkruan “Shumë respekt për ty”.
Djali i Pablo Escobar jeton në Argjentinë dhe është bërë një figurë e njohur publike për shkak të librave që i ka kushtuar të atit të tij, më i fundit nga të cilët titullohet “Pablo Escobar: Babai im”.