“Dollapi yt është dhjetë herë më i madh se shtëpia ime”- Chiara Ferragni publikon koleksionin gjigant të çantave dhe fansat kanë mbetur me gojë hapur
Si një ndër blogeret më të suksesshme në botë, Chiara Ferragni padyshim që ka edhe një garderobë gjigante.
Ditën e djeshme, ajo vendosi të ndajë me ndjekësit në rrjete sociale një pjesë nga “mbretëria” e saj.
Kanë qenë fansat ata që i kanë kërkuar të bëjë një video dhe të tregojë koleksionin e çantave, të cilat duket se zënë një pjesë të madhe të garderobës.
Ato janë të madhësive, ngjyrave, stileve dhe markave nga më të ndryshmet: Christian Dior, Fendi, Chanel etj.
Mes komenteve të shumtë, nuk mungonin edhe të tipit: “Faleminderit që na kujton sa të varfër jemi”, sigurisht me shaka.
“Gjysma e këtyre do të më mjaftonin për të blerë një vilë”,- shkruan njëra.
“Jam shumë e sigurt që dollapi yt është dhjetë herë më i madh se shtëpia ime”,- shkruante një tjetër.
Pavarësisht kësaj, Chiara ka zbuluar se këto çanta i ka koleksionuar përgjatë 15 viteve dhe se shumicën e tyre i ka marrë nga bashkëpunimet me marka të ndryshme.
Chiara është nënë e një djali, Leo-s, dhe bashkë me bashkëshortin e saj, Fedez, do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë, pasi pritet të vijë në jetë një vajzë.