“Doli legen”, Iliri revolotohet keq me Donaldin dhe shfryn ndaj tij

Debati i kësaj jave, mes Semit dhe Ilirit, ku nuk kanë munguar as ofendimet, është diskutuar edhe në puntatën e mbrëmshme të “Big Brother VIP”. Pas gjestit të Semit, që i drejtoi gishtin e mesit, Iliri nuk e ka pranuar as kërkesën për falje të saj. Këngëtarja dhe miku i saj, Donald Veshaj, akuzuan balerinin se ai e kishte tepruar disa herë me batutat kunddrejt saj, madje ka patur edhe shikime seksuale. (KLIK0)

Ndja, Ilirit nuk i “doli inati” me Donaldin, për të cilin u shpreh se e kishte konsideruar shok, por gjërat kishin ndryshuar.

“Unë atë e kam njohur pak më herët. Këtu në shtëpi e kam konsideruar shok, por doli legen. T’i bëjnë strategjitë, por jo me legenizma. Unë kam familje. E kërkoi faljen me ironi”– u shpreh Iliri.

Edhe në dhomën e rrëfimit, ai nominoi Semin dhe Donaldin, ndonëse në nominim doli vetëm Semi prej tyre.

Gjithashtu, balerini tha se do t’i kërkojë produksionit një mundësi për t’i telefonuar bashkëshortes që t’ia sqarojë gjithë historinë, pas keqkuptimve e diskutimeve në histori.