DOKUMENTI/ Ministrja Haxhiu nënshkroi kërkesën për ekstradimin e Noizy-t, pritet vendimi nga Shqipëria
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka nënshkruar kërkesën drejtuar Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë për ekstradimin e Rigels Rajkut i njohur si Noizy.
Top Channel ka siguruar foto dokumentin, ku shkruhet “kërkesë për arrestimin e përkohshëm me qëllim të esktradimit të z. Rigels Rajku”.
Ai akuzohet se ka dhunuar tiktok-erin e njohur Medi Iseni, në një klub në Pejë. Noizy u arrestua dy ditë më parë në qytetin bregdetar të Shëngjinit, bashkë me dj e tij Bahtjar Bajraktari. Ata ishin nisur për të performuar në një nga clubet e Shëngjinit ku janë arrestuar pak para se të arrinin.
Top Channel