Dokumenti: Bandat shqiptare, në nivel me kartelet latino-amerikane
Për disa vite nuk u dëgjua më për Rexhepin. Ai, kishte kaluar oqeanin dhe ishte vendosur në Ekuador ku lidhet me kartelet më të fuqishme vendase, duke ngritur një linjë të sigurt trafiku kokaine drejt Evropës. Në materialet e Prokurorisë së Firences të siguruara nga Top Story, theksohet se shqiptarët bashkëpunojnë në nivele barazie si me kartelet amerikano-latine ashtu edhe me mafian italiane.
“Në studiemt e mia, nuk mund të vë shenjën e barazimit mes Cosa Nostrës apo Ndraghetas apo grupeve shqiptare, pika të përbashkëta kanë shumë por nuk janë e njëjta gjë” u shpreh Pëllumb Nako, Ish-drejtor i Policisë Kufitare.
Interpol, deklaroi arrestimin e Dritan Rexhepit në Gusht të vitit 2014, në një operacion që bëri mjaft bujë aso kohe. Në fakt, ai ishte arrestuar një muaj më herët nga policia e Ekuadorit së bashku me 10 persona të tjerë në kuadër të aksionit policor të koduar “Ballkan”. Gjatë operacionit u sekuestruan 277 kilogramë kokainë në një kontejner në portin e Guayaquil. Sipas autoriteteve atje, krerët e grupit ishin shqiptarët.
Komunikata ekuadoriane: Shqiptarët dyshohet se ishin financuesit dhe përgjegjësit e mallit, ndërsa ekuadorianët ishin furnizuesit, si dhe punëtorët e paketimit dhe fshehjes nëpër kontejnerë.
“Po ti shikosh janë të njëjta gjëra të studimit që kam lexuar unë lidhur me Ndraghetan, duke i dhënë asaj si Ndraghetas një pamje organizate ndëkromëbtare, ku kishte përfaqësueiset e vetë, që janë kapur pikërisht aty ku janë kapur këta shqiptarët” u shpreh Pëllumb Nako, Ish-drejtor i Policisë Kufitare.
Marrë nga Top Story